Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me partnerin shqiptar të projektit, IFAW (Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare), zhvilloi aktivitete online sensibilizuese mbi turizmin, me pjesëmarrjen e njësive publike qendrore, lokale e rajonale, kompanive, konsulentëve, akademikëve, shoqatave dhe profesionistëve të industrisë.
Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të projektit “NEST – Rrjetëzim për Zhvillimin e Turizmit Inteligjent”, të financuar nga Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi.
Konkretisht, u zhvilluan aktivitetet sensibilizuese për sektorin publik, si dhe për individë dhe kompani për “Menaxhimin e Turizmit të Zgjuar”.
Partneriteti publik-privat, në mënyrë të vazhdueshme dhe efektive, do të kishte një rol vendimtar në suksesin e iniciativave të tilla, për përmirësimin e ofertës turistike, rritjen e konkurruesmërisë në rajon e më gjerë, duke rezultuar në fuqizimin e sipërmarrjes turistike e inovacionit në këtë sektor.