Gjykata për të Drejtat e Njeriut e ka cilësuar si të ligjshëm shkarkimin nga detyra të anëtares së Gjykatës Kushtetuese nga sistemi i Drejtësisë për organeve të vettingut.
Vendimi erdhi pasi Altina Xhoxhaj ishte ankuar në gjykatë për shkarkimin e saj disa muaj më parë fillimisht nga KPK dhe më pas nga KPA.
Gjykata thekson se nuk ka konstatuar asnjë shkelje ligjore gjatë shqyrtimit të çështjes së Xhoxhajt nga KPK dhe KPA, prandaj edhe vendimi i tyre është ligjor dhe i drejtë.
Ndër të tjera, gjykata shprehet:
Çështja shqyrtoi shkarkimin nga detyra të një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese në vijim të procedurave të filluara ndaj saj, si pjesë e një procesi të jashtëzakonshëm për rivlerësimin e
përshtatshmërisë në detyrë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, i njohur ndryshe si procesi i vetingut. Çështja e kërkueses u shqyrtua nga organet e vetingut, dhe Kolegji i Apelimit, pasi e mori çështjen në shqyrtim në dhomë këshillimi, la në fuqi shkarkimin e saj nga detyra.
Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1, pasi organet e vetingut kishin qenë të pavarura dhe të paanshme, procedurat kishin qenë të rregullta, shqyrtimi i ankimit të kërkueses në seancë publike nga Kolegji i Apelimit nuk kishte qenë i domosdoshëm dhe nuk ishte shkelur
parimi i sigurisë juridike.
Për më tepër, Gjykata konstatoi se nuk kishte shkelje të nenit 8, pasi shkarkimi nga detyra kishte qenë proporcional dhe ndalimi i përhershëm ligjor për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore kishte qenë në përputhje me garantimin e integritetit të detyrës së magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj u shkarkua nga detyra në maj të vitit 2018 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se ajo nuk justifikonte dot pasurinë e saj.
Xhoxhaj e apeloi vendimin e KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por edhe ky organ la në fuqi vendimin e parë për të.
Pas vendimit të KPA-së, Xhoxhaj e çoi çështjen në Strasburg duke rezultuar në vendimin e sotëm.
Ky vendim ka mjaft rendësi për ecurinë e vettingut në Shqipëri pasi mund të konsiderohet si unifikues dhe të ndikojë në të gjitha çështjet e tjera të dërguar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
g.kosovari