Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka bërë me dije se në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi Greqia ka shtyrë sërish masat bllokuese me Shqipërinë.
Sipas njoftimit mësohet se Greqia ka vendosur të mbajë në fuqi masat kufizuese edhe për dy javë të tjera, pra deri në datën 22 shkurt 2021.
Njoftimi i plotë:
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22.02.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobuza, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
g.kosovari