Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj mëngjesin e sotëm kanë vizituar një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Ndroq, ku tashmë kanë një shtëpi të re.
Familja e përbërë nga 5 anëtarë mes lotëve kanë pritur kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë për të parë shtëpinë e rikonstruktuar.
Kryeministri i vendin ka pyetur gjyshen e shtëpisë “Në rregull shtëpia?”
Gjyshja: Shumë në rregull, shumë faleminderit.
Rama: Më mirë se ajo që ishte?
Gjyshja: Ajo ishte shembur, ne flinim përjashta.
Pasi u ulën rreth një tryeze dhe e bënë “gëzuar”, Veliaj i dha nga një dhuratë simbolike 2 fëmijëve të shtëpisë.
Kryeministri Edi Rama ndihmoi vajzën e vogël të hapte dhuratën e saj ku në brendësi kishte një libër “ Të fshehtat e anijes fluturuese”, lexoi ai me zë titullin e librin.
E më pas ai shtoi “Të fshehtat e Bashkisë së Tiranës domethënë”, dhe kjo shkaktoi të qeshura në tavolinë.
Djali i vogël i familjes i tha kryeministrit se nuk i ka të gjitha 10-ta dhe në ato momente filluan ‘leksionet’ nga Rama. Ai iu drejtua djalit duke i thënë se duhej të paguante çdo tullë të dhomës së tij me 10-tat që duhet të marrë ose do përfundonte në kasolle.
‘Atë dhomën atje që ke më vete, do ta paguash per cdo tullë nga një 10-të, përndryshe do rrish në kasolle, do ta marri motra’– i tha Rama të voglit.
Në fund ata bënë një foto të gjithë së bashku në derën e shtëpisë së re me një buzëqeshje të vizatuar në fytyrat e tyre.