Ai po ruante mbi tre milion euro kokainë gati të pastër, e vendosur në dy valixhe të mbushura plotësisht.
Lënda narkotike ndodhej mbi krevat në dhomën e gjumit.
Kur patrullat trokitën në derën e përparme, ai tentoi t’i pengonte. Jo vetëm që nuk u hapi derën, por me shumë gjasë telefonoi dikë për ta paralajmëruar për atë po ndodhte.
Droga ishte ruajtur mjeshtërisht në dy valixhe. Droga është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Lodi, e cila nëse shitet në treg mund të jepte më shumë se tre milion euro fitim.
Në dhomën e gjumit të mamasë dhe babait, policia gjeti edhe 700 gram hashash të paketuar në pako 100 gramësh të fshehura në veshje.
I mituri me iniciale A.K, u arrestua dhe iu vu në dispozicion prokurorit të gjykatës për të mitur.
Hetimet tani shtrihen në njësinë familjare të 17-vjeçarit që ndan apartamentin me prindërit me vëllain e tij.
E gjithë bërthama e familjes aktualisht nuk ka probleme me ligjin, shkruan “Corriere”, ku nëna punon si punëtore në qytet, ndërsa babai është aktualisht pa punë. Policia nuk përjashton që ata po i ruanin drogën dikujt tjetër.
Hetimet filluan disa ditë më parë, falë raportit të disa banorëve të lagjes, të frikësuar nga ardhjet e çuditshme të të huajve në banesë.
Në orët e fundit, karabinierët kishin regjistruar një intensifikim të lëvizjeve në pallat, sikur dikush po përpiqej të merrte drogës dhe ata hynë menjëherë në veprim.