Celibashi premton për 25 prillin: Do të jenë zgjedhje të mira, i gatshëm para çdo lloj presioni!

Celibashi 3

I ftuar në emisionin “Real Story” në News24, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të mira. Ai tha se e ka pranuar detyrën, për të përballuar çdo sfidë që i del përpara dhe t’i bëjë ballë presioneve që mund të gjenden.

“Referuar asaj që tha Lubonja, ndoshta në finale rezulton ashtu siç tha ai. Por dua të them diçka me siguri të plotë. Nuk do e kisha marrë këtë angazhim, nuk do t’i kisha hyrë kësaj aventure nëse qenia ime në atë detyrë do të ishte thjesht një formalitet nga ato që Lubonja i përkufizon si banda. Unë nuk i di arsyet se përse pala e opozitës dhe qeverisë u dakordësuan për emrin tim por di shumë mirë me çfarë premisash e mora këtë pozicion. Kam bindjen që ti ke shumë në dorë për të bërë nëse premisa garanton interesin më të mirë publik dhe siguron pritshëritë e të gjithëve, përfshirë dhe qytetarët. Kjo mbetet për t’u parë sepse 25 prilli është pranë”, tha Celibashi.

Po ashtu ai nënvizoi se angazhimi i tij dhe i gjithë strukturave të KQZ-së është që të marrë fund një herë e mirë vjedhja e votës. Pra ndryshe si është bërë në të kaluarën, ku votat e partive që nuk kanë pasur komisionarë në zgjedhje janë ndarë mes partive kryesore të vendit, me 25 prillin sipas Celibashit pritet që t’i jepet fund këtij trendi.

“Çfarë ka ndodhur më parë ka marrë fund. Mund ta them me siguri të plotë angazhimi është serioz dhe i përgjegjshëm dhe ekziston aftësia profesionale dhe integriteti për ta bërë këtë detyrë në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë mendoj se ka një shans që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të mira dhe ai që të fitojë të ketë legjitimitetin e kësaj fitoreje”, tregoi kreu i KQZ-së.

Sakaq, Celibashi foli dhe për mundësinë që KQZ-ja të jetë përcaktuesja e partisë fituese.

“Them se po. Ose në rastin më minimal për të bërë të ditur qartazi se çfarë nuk ka shkuar mirë me procesin zgjedhor duke mos pasur asnjëlloj hezitimi para se presioni gjendemi. Konstatoj që në kontradiktë me qasjen që palët politike kanë kundrejt njëra tjetrës, të paktën deri në momentin ë ne flasim sa i përket angazhimit të tyre në procesin zgjedhor qasja e të gjitha palëve është në mënyrë më të mirë të mundshme”, përfundoi Celibashi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com