“Tashmë kemi një KQZ, e cila në rastin e komisionerit shtetëror e kënaq idenë që kam reklamuar prej vitesh. Kemi strukturë tjetër, sikundër është Komisioni Rregullator, që është organ drejtues, që në përbërjen e vet ka një model të vjetër të KQZ. Kemi strukturë të re, që është KAS, që merret me ankesat që vijnë për vendimet që merr Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Brenda KQZ, është një pushtet ekzekutiv dhe një gjyqësor. Kodi Zgjedhor e thotë saktë si janë të ndara kompetencat në KQZ. Kas ka kompetenca më të qarta, kurse Komisioni Rregullator në situatën e personave të tjerë, mund të ketë konflikte”, tha Celibashi.
Ilirjan Celibashi nënvizoi se nuk ka pasur qoftë edhe një kundërshtim, edhe nga opozita për kandidaturën e tij në krye të KQZ-së dhe se ai e çmon një fakt të tillë.