Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi dyshohet se masakroi me thikë partneren e tij 47-vjeçare dhe trupin e pajetë e la në rrugë.
Policia arriti ta identifikonte nga kamerat dhe ka dyshime se ka qenë i dehur kur kreu vrasjen. Viktima, e cila kishte leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe nuk kishte probleme me ligjin, thuhet se punonte si prostitutë.
Mediat italiane shtojnë se shqiptarja është masakruar duke u goditur 5 herë me thikë dhe është tërhequr zvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili pas krimit u largua me shpejtësi duke humbur gjurmët.
Ngjarja ndodhi në mes të ditës në Itali, ndërsa shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarjes, duke mos u mbijetuar plagëve të marra.
“Dëshmitarët panë viktimën të shtrirë në tokë të mbuluar në gjak. Ajo punonte si prostitutë dhe kishte disa precedentë të vegjël. Shqiptarja kishte 5 plagë të shkaktuara nga një thikë, 2 në këmbën e majtë dhe 3 në pjesën e prapme. Kalimtarët thanë se shqiptarja u godit nga një burrë i veshur me të zeza, i cili e ndoqi dhe e qëlloi disa herë”, shkruajnë disa nga mediat italiane.
Policia iu bëri thirrjeve qytetarëve, që cilido që e ka parë autorin të japë informacion.
Nuk dihet ende nëse autori ishte një klient i prostitutës shqiptare. “Tani për tani, nuk ka asnjë hipotezë të përjashtuar, hetimet janë në proces”, mësohet të ketë thënë një nga prokurorët e çështjes.
Top Channel