Sidorela Çela u arrestua sot së bashku me dy infermieret e tjera dhe një sanitare, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me Tire Alldervishaj për t’u marrë para familjarëve të pacientëve me Covid-19.
28-vjeçarja punonte si infermiere në spitalin “Shefet Ndroqi” ose siç njihet ndryshe Covid-2.
Ajo është prangosur sot me akuzën ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrim”.
“Sidorela Çela e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal” njoftoi prokuroria.