Një nënë ka mbetur shtatzënë dy herë me një diferencë kohe prej tre jabësh. Ky është një fenomen i rrallë ku shkenca e quan atë superfetacion. Të dy fëmijët quhen binjakë pavarësisht kohës së ngjizjes apo madhësie.
39-vjeçarja e quajtur Rebecca Roberts u habit kur zbuloi se ajo kishte ngelur shtatzënë për herë të dytë brenda 1 muaji.
“Unë as nuk e dija që ishte e mundur të mbetesha përsëri shtatzënë”, u shpreh ajo.
Fëmijët erdhën në jetë para kohe përmes një ndërhyrje cezariane për shkak të një problemi që vajza pati. Djali i quajtur Noah ishte dy kilogramë ndërsa vajza e quajtur Rosalie ishte vetëm 1.1 kilogramë e cila shkoi në shtëpinë e saj 2 muaj e gjysmë pas ardhjes në jetë.
Superfetacioni ndodh kur një vezë tjetër fekondohet nga spermatozoidi dhe mbillet në mitër ditë ose javë më vonë se e para./a.p