Ditën e djeshme janë sekuestruar 167 kilogram drogë në Rajo të Igumenicës, që dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Shqiptari i arrestuar është Mihal Leka, 37-vjeç, lindur në Sarandë. Mësohet se Leka është një emër i njohur për policinë dhe regjistron precedentë penalë në Sarandë për “përkrahje të autorit të krimit”, në një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Po ashtu ai njihet edhe si përdorues droge. Mësohet se Leka nuk ishte poseduesi i lëndës narkotike por vetëm transportuesi i tyre.
Mirëpo policia dyshon se i përfshirë në këtë ngjarje është dhe një shqiptar tjetër i cili tashmë është në kërkim nga efektivët.
Kujtojmë se lënda narkotike ishte e ndarë në 6 çanta, brenda së cilave kishte 83 pako gati për shitje. Gjithashtu u sekuestruan thika, dylbi me të cilat trafikantët kontrollonin zonën, por edhe sende të tjera me vlerë për hetimin.