49 rastet pozitive, të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit në qarkun e Beratit, janë të shpërndara në shumë institucione arsimore, shëndetësore, në banka dhe biznese.
Sa i përket shifrave sipas qyteteve të qarkut, 22 raste janë në Berat, 14 në Urë-Vajgurore, 12 në Kuçovë dhe 1 në Poliçan.
Mes të infektuarve janë edhe 4 mësues, 7 nxënës dhe një edukatore.
Infektimet në Berat gjatë 24 orëve të fundit:
-1 mësues ne shkollën jopublike “Irfan Ngjeqari” në Berat.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Zihni Toska” në Berat.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Sinjë.
-1 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat.
-5 nxënës në shkollën e mesme “Kristaq Capo” në Berat.
-1 nxënës në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli” në Berat.
-1 edukatore në kopshtin e fshatit Moravë.
-1 infermier në Qendrën Shëndetësore në fshatin Pobrat.
-1 infermier në Qendrën Shëndetësore në fshatin Cukalat.
-1 punonjës i Drejtorisë Arsimore në bashkinë Berat.
-1 punonjës social në bashkinë Berat.
-1 elektriçist në OSHEE Berat.
-1 punonjës në filalin e fondacionit Besa në Berat.
-1 oficer i Policisë Ushtarake.
-1 ekonomist në Raifeissen Bank në Urë-Vajgurore.
-1 inxhinier ndërtimi.
-1 punonjëse në fasonerinë Malotex.
-2 punonjës në fasfood Lundra në Berat.
Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në qarkun e Beratit janë 911 të infektuar ende aktivë.
g.kosovari