Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektuan në mbrëmjen e së dielës punimet që po kryen në hyrjen e Tiranës tek rrethrrotullimi “Shqiponja”.
Kreu i qeverisë theksoi se bëhet fjalë një nga projektet më komplekse dhe më të vështira inxhinierike, pasi projekti parashikon ndërtimin e disa tuneveleve që do të bëjnë edhe menaxhimin e trafikut që vjen nga Unaza e Madhe.
Ministrja e Balluku bëri të ditur se po punohet me tre turne për të siguruar që një pjesë e tuneleve që po ndërtohen të vihen në punë brenda pak javësh, për të lehtësuar edhe trafikun.
Gjithashtu Balluku bëri të ditur se shumë shpejt do të realizohet edhe tenderimi për ndërtimin e pjesës veriore të unazës, nga sheshi “Shqiponja” deri në Shkozë.
/a.r