Zbardhen porositë e kreut demokrat Lulzim Basha për drejtuesit politikë të qarqeve, në mbledhjen e parë të zhvilluar pasditen e sotme në selinë blu.
Basha ka porositur 12 drejtuesit e qarqeve që të intensifikojnë takimet me qytetarët dhe t’u shpalosin alternativën e PD.
Fushata për zgjedhjet e 25 prillit ka qenë në fokus të takimit, ndërkaq është bërë dhe një bilanc i takimeve që janë zhvilluar deri tani. Kjo pasi në disa qarqe drejtuesit janë caktuar më herët dhe puna ka filluar më parë në këto qarqe.
Porositë e Bashës janë fokusuar në mënyrën se si drejtuesit e qarqeve duhet të bëjnë fushatë.
/a.r
Basha ‘zgjohet’ të dielën në mbrëmje, mbledh drejtuesit e tij nëpër qarqe