Është orë mëngjesi në kryeqytetin e Serbisë. Njerëzit pas gati një viti lëvizin më të lirë për në punë. Serbia nuk është kthyer më në karantinë përkundër faktit që kishte numrin më të madh të të infektuarve në rajon.
Zonja Vera është një beogradase prej gjeneratash. Ajo është zgjuar me kohë pasi edhe pse pensioniste, ndonjëherë ende punon. Dadoja profesioniste ka kaluar karrierën në spital dhe kurrë më parë nuk është vaksinuar për asgjë. Në fillim ka qenë kundërshtare e vaksinimit, por kur kanë arritur vaksinuar ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur ta marrë vaksinën e parë që i ka rënë mundësia, atë kineze.
“Cilën do. Nuk kam thënë as dua Pfizer, as Sputnik V, por vetëm cilën të mundem. Ka qenë pyetje jete apo vdekjeje, deri këtu ka arritur puna. Tek të gjithë përzihen këto gjëra dhe gjithçka po ndodh. Njerëzit janë keq pasi një vit jetojmë të trishtuar”.
Serbia ka qenë një nga dhjetë vendet më të mbyllura për shkak të COVID-19 në dy muajt e parë. Ishte akuzuar se kishte gënjyer rreth numrit të viktimave. Kur presidenti serb paralajmëroj edhe një orë policore qytetarët u bënë keq. Protestat që shpërthyen në verë shkatërruan kryeqytetin për pesë ditë rresht. Në vjeshtë numri i të infektuarve shkoj deri në 7-8 mijë në ditë.
Presidenti, Aleksandar Vuçiç, thoshte se Serbia do të ishte ndër vendet e para të merrte vaksinën, por besimi ishte i vogël. Në dhjetorë i arritën vaksinat e para dhe shumë shpejt u bë kryesuese në Evropë për numrin e të vaksinuarve.
“Kemi sistemin më të mirë informativ në Evropë. I falënderoj qytetarët që e besojnë pavarësisht orientimit politik. Kemi sistemin më të mirë dhe të gjithë që kanë marrë vaksinën, do të marrin edhe të dytën. Është vetëm një vend para nesh për numrin e të vaksinuarve, por ata e bëjnë me një dozë dhe ne me këtë nuk bëjmë shaka. Ekspertët kanë thënë doza e parë dhe e dyta”.
Panairi I Beogradit mbanë zakonisht çdo javë panaire të ndryshme. Por, vitin e fundit shpesh ka shërbyer si kapacitet spitalor. Kjo është qendra më e madhe në Serbi për vaksinim dhe dy qendra ku njerëzit mund të vaksinohen. Në fillim kanë qenë radhë të gjata, por tani numri i të vaksinuarve ka shkuar mbi gjysmë milioni dhe gjithçka duket qetë. Fillimisht në sallë bëhet regjistrimi i atyre që kanë marrë ftesën pasi kanë aplikuar përmes faqes së internetit. Më pas një kontroll nga mjeku dhe vjen vaksina bashkë me dokumentacionin për dëshmi.
“Nëse sëmurem ditët i kam të numëruara, por nëse marrë vaksinën mundësia të infektohem është me e vogël”.
Serbët mund të zgjedhin vaksinat, pavarësisht se në fillim kishte pak Pfizer dhe shumë vaksina kineze. Tani aty janë të paktën tri lloje dhe qytetarët mund të zgjedhin.
“Kemi shumë kërkesa dhe tentojmë që koha të jetë sa më e shkurtër në mënyrë që të vaksinojmë sa më shumë njerëz. Për momentin kemi Sputnik, Pfizer dhe kinezen Sinofmarm dhe qytetarët mund të vendosin vete. Por, varet edhe nga gjendja shëndetësore se cilën ua pranon trupi”.
Pas vaksinës së parë në varësi të llojit bëhet rivaksinimi pas 3 ose katër javësh. Autoritetet thonë se procesi nuk do të ndërpritet pasi synimi është të arrihet në gati mbi gjysmën e popullsisë, përkatësisht në 3 nga 7 milionë banorë. “Vetëm në këtë qendër vaksinohen rreth 10 mijë njerëz në ditë. Serbia me 200 qendrat e saj është radhitur ndër vendet e para në Evropë.
Serbët janë jo pak krenarë për suksesin në vaksinim, por jo pak është folur edhe për ndikimin kinez dhe rus. Zonja Vera ka kontakt të përditshëm me njerëz të ndryshëm dhe nga shtëpia del më e qetë dhe njësoj edhe kthehet pasi beson se është më e mbrojtur. Nuk është fanse e presidentit, por kur është fjala për vaksinën vetëm fjalë të mira.
“Për këtë i lumtë, është si një tryezë suedeze dhe mund të zgjedhim. Por, pyetja është se përse është kështu tek ne dhe në botë jo. Gjithsesi, ndjehem shumë me e shtendosur tani”.
Pas dozës së dytë të vaksinës shumë si Zonja Vera besojnë së do të zhduket rreziku nga COVID-19 dhe shpresojnë zbutjen e masave dhe kthimin e lirisë.
/a.r