Më 7 shkurt në Pekin u organizua konferenca e shtypit për Galanë e Festës së Pranverës të vitit 2021 nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Personat përkatës folën mbi karakteristikat e kësaj shfaqjeje dhe teknologjitë që do të përdoren në të.
Sipas tyre, Galaja e Festës së Pranverës do të paraqitë bukurinë e elementeve kineze, të kulturës së kombësive dhe të qytetërimeve botërore.
Për shkak të masave të kontrollit të epidemisë, disa artistë nga vendet e tjera s’mund të shkojnë në Kinë, prandaj CMG-ja do të përdorë teknologjinë e videos cloud për të mundësuar interpretimin e tyre.