Afrimi nga qyteti i Gjakovës ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Dila Shqiptare i cili ka treguar historinë e tij të dhimbshme: Ai është martuar me Lorenën nga Tirana, ka qëndruar vetëm 3 muaj me të dhe më pas ajo ka ikur. I ka vdekur gruaja para 4 vitesh. Ai tregon se në atë periudhë i vdiq dhe nëna e tij dhe vajza.
Djali i tezes së tij kur shkonte tek shtëpia e shihte të mërzitur dhe i thotë djalit të Afrimit, Rizait që të martonte babain dhe Rizai i thotë që ta gjejë gruan dhe e martojnë. Me njohje, një djalë nga Kuksi Almiri i thotë Afrimit do të të sjell Rozën dhe Lorenën të cilat motra, por në të vërtetë ato rezultuan të ishin kushërira dhe jo motra. Afrimit i kishin thënë që asaj i ka vdekur burri dhe ka vetëm 1 vajzë, por në të vërtetë ajo kishte 3 fëmijë. Para se ta takonte Lorenën, Afrimi tregon se e ka parë në foto dhe nuk i ka pëlqyer, por u detyrua ta njihte për shkak të djalit të tij dhe djalit të tezes. Herën e parë kur e takoi nuk i pëlqeu, kurse kur e takoi herën e dytë e pëlqeu. Pasi u bënë 52 ditë nga vdekja e nënës dhe vajzës së tij ai u martua me Lorenën.
Por Almiri personi që ishte futur si shkues pas njohjes së çiftit i ka kërkuar 150 euro kapar që mos prishej shkuesia nga ai dhe Lorena.
Afrimi: Pasi u çuam Almiri tha duhet të më lësh 150 euro kapar që mos luaja unë dhe Lorena.
Ardit Gjebrea: Po sa kushtonte kjo njohja, se 150 ishte kapari?
Afrimi: 1000 euro.
Ardit Gjebrea: 1000 euro për prezantimin, po mendoja “Aldo Morning Shoë” me të gjitha prezantimet që ka bërë do ishte bërë miliarder deri tani.
Afrimi tregon se pasi u bënë 52 ditë u takuan sërish, i dha lekët Amirit dhe ai mori Lorenën tek shtëpia. Pas 3 ditësh Lorena i thotë se duhet të ikë në Tiranë sepse i ka ardhur vajza nga Italia dhe do shkojë në spital. Shkon në Tiranë nga 1 ditë që do qëndronte qëndroi 6 ditë, madje i mori dhe 300 euro që t’ja blinte biletën të bijës për të ikur në Itali. Afrimi nuk është i sigurt nëse këto lekë kanë qenë për biletën apo për diçka tjetër.
/a.r