VLORË
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “News 24” e “Balkanweb” se një automjet është gjetur i djegur pak kohë pas atentatit. Deri tashmë nuk kemi identitet të atentatorëve.
Mendohet se kanë qenë dy atentatorë. Atentatorët kanë qenë me kapele dhe me maskë të Covid. Në vendngjarje ka shumë kamera, por maskat bëjnë të pamundur shpesh identifikimin e autorëve.
Rruga është me shumë kalime dhe ndaj favorizon të thuash kriminelët, sepse ata arratisen në drejtime të ndryshme. Autorët kanë djegur makinën tek Hidrovori, që është zonë e pandriçuar. Qarri ka qenë i dënuar më parë për trafik droge. BW