Krasniç i ka thënë përfaqësuesit të VV-së, Ali Rama se nuk ka shkuar në mbledhje për të dëgjuar ligjëratat e tij dhe se e ka kryer fakultetin e nuk ka nevojë për to.
“E kam kry fakultetin, spo du me ni prej juve ligjerata”, ka thënë Krasniç. Sami Kurteshi po ashtu nga VV-ja ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se kush nuk dëshiron të dëgjojë mund të dalë jashtë, mirëpo Krasniç ia ka kthyer duke thënë se KQZ-ja nuk është vend për tubime politike. “Nuk është ky vend parlament, apo tubim, me i bo reklama Vetëvendosjes. Ne këtu duhet me e mbrojt ligjin. S’keni nevojë ju me na shit men”, është shprehur Krasniç.
Pas këtyre përplasjeve ka reaguar edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila ka thënë se KQZ-ja nuk ka qenë asnjëherë më e politizuar dhe se nëse vazhdohet kështu, do ta mbyll mbledhjen. “Çdo mbledhje është krijuar në ankth, boll, asnjëherë institucioni i KQZ-së nuk ka qenë më i politizuar”, është shprehur Daka. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të subjekteve politike. Lista është miratuar, duke mos përfshirë kandidatët e pacertifikuar. Hapësira e kandidatëve të pacertifikuar ka mbetur e hijëzuar.