Milionere e pafat mund të quhet Emma Brown, një grua 49 vjeçe angleze e cila fitoi lotarinë kombëtare dhe menjëherë më pas u përball me situatë dramatike pasi u masakrua nga i shoqi.
Ngjarja ka ndodhur në Barry, Uellsi i Jugut, raporton noa.al duke cituar të dhënat që publikoi sot britanikja Daily Mail.
Gruaja fitoi më shumë se 6.5 milionë euro (rreth 8 miliardë lekë) në lotari dhe ishte për pak kohë, më e lumtura e Mbretërisë së Bashkuar.
Por gëzimi zgjati shumë pak sepse burri i saj 45 vjeçar e goditi me thikë në kokë duke e plagosur rëndë, mbrëmjen e djeshme.
Emma që shihni në galeri, u dërgua në spital nga fqinjët, me plagë serioze në fytyrë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia tha se arrestoi si autor të dyshuar të krimit, burrin e saj 45-vjeçar, Stephen Gibbs, i akuzuar për “vrasje e mbetur në tentativë me pasojë plagosjen”.
g.kosovari