‘Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane’ kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim.
Teksa ka shpërndarë një artikullin ‘Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri’, ambasadorja amerikane shton se sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra do tërheqin më shumë investimet.
“Potenciali për investime të mëdha nga SHBA në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura”, shkruan Yuri Kim.
g.kosovari