Agron Duka shprehet se vendimi për t’u përfshirë në listat e Partisë Demokratike nuk ka qenë i lehtë. Kjo, pasi sigla e PAA asimilohet dhe nuk do të përmendet në këto zgjedhje.
Kështu u shpreh Duka në emisionin ‘Java në RTSH’ ku në panel më analistët Lorenc Vangjeli e Preç Zogaj, shtoi:
“Ne ishim shumë të dyzuar dhe s’ishte vendim i lehtë për t’u marrë që të përfshiheshim në listën e PD. Sepse dhe sigla e partisë tonë asimilohet kështu. Unë i vura vetes dhe Partisë Demokratike një afat, jo pa qëllim. Por PAA shquhet për fjalën e mbajtur në koalicion apo para zgjedhjeve kështuqë kishim një detyrim të kishim një limit” – tha Duka. Ai tha se Edi Rama përmes Kuvendit, duke ndërhyrë në Kushtetutë, deformoi koalicionet qëllimisht. Duka shtoi se PAA ka përpara një garë të vështirë pa komisionerë dhe numërues. “PD, PS dhe LSI qëllimin e kanë të përbashkët që dalin me dy lista. Megjithatë çdo votë e kemi kundër Ramës. Jo vetëm ne, por qoftë edhe Patozi apo partitë e tjera opozitare” – tha Agron Duka për ‘Java në RTSH’.
g.kosovari