Komisioni i Ekonomisë po zhvillon një dëgjesë me grupet e interesit. Kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka tha se ishte “pro heqjes së taksës për biznesin e vogël, por rritja e fashës do të rrisë evazionin”.
“Nuk na interesin nëse nuk kemi një ndarje të drejtë të sipërmarrjes së vogël. Duhet të kemi një ekonomi të gjeneruar. Mazhoranca dhe opozita kanë dorë në uljen e konsumit. Stabilitet politik është i rëndësishëm për të ofruar garanci tek qytetarët. Toleranca politike duhet ti shërbejë qytetarit. Biznesin duhet ta shohin si partner. Duhet të jenë më të kujdesshëm kur i adresohen qytetarët. Sugjerimi im është që respektoni qytetarin ditën e enjte”, u shpreh Jaka.
Edhe kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford tha se “edhe ne jemi dakord me heqjen e taksës së biznesit të vogël.” Ndërsa Zak Topuzi nga Shoqata e Turizmit ka deklaruar se “taksat e larta nuk kanë stimuluar sektorin e turizmit. Ai tha se Shqipëria renditit 35 vende poshtë Maqedonisë që është katastrofë për turizmin.” Topuzi tha se kryeministri dhe ministri premtuan uljen e TVSH dhe nuk e realizuan