Eksperti i Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se mutacionet mund ta nxjerrin jashtë loje vaksinën kundër virusit. Sipas tij, vaksinimi sa më i shpejtë i popullsisë në të gjithë globin do të mundësojë vënien nën kontroll të virusit. Në këtë mënyrë do të ndalohet multiplikimi i tij dhe paraqitja e mutacioneve të mundshme, të cilat janë tërësisht natyrale në evolucionin e virusit.
“Deri më tani janë identifikuar tre viariante, mirëpo mendoj se kjo mund të ndodhë përsëri nëse nuk vihet në kontroll pandemia. Nëse virusi vazhdon të multifikohet. Deri më tani mutacionet e paraqitura janë të prekshëm nga vaksinat mirëpo nëse virusi nuk bie në kontroll mund të ndodhë paraqitja e një varianti që nuk është i rezistueshëm ndaj vaksinave. Deri tani nuk ka ndodhur por teoritikisht është e mundur.“, u shpreh mjeku.
A ka gjasa që mutacioni të infektojë personat e vaksinuar? Deri më tani nuk janë vërejtur një gjë e tillë por teorikisht është e mundur që struktura gjenetike e virusit të ndryshojë gjatë shumëzimit të tij, aq shumë sa virusi e ndryshon strukturën molekulare dhe antitupat e krijuar nga vaksinat mund të mos krijojnë mbrojtje.”, u shpreh Abazi.
Kur mund t’i kthehemi normalitetit? “Shpresoj që nga fundi i verës një pjesë më e madhe e popullisë mund të vaksinohet dhe atëherë dalë nga dalë do të kemi rikthim në aktivitetet normale.“, shtoi më tej ai.
g.kosovari