Sipas MeteoAlb: Mbetemi edhe ditën e premte në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin shqiptar.
Por pas mesditës vranësirat spostohen drejt zonave malore duke lënë bregdetin me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në vlerat minimale por rriten lehtë në vlerat maksimale duke bërë që ekstremet ditore të luhaten nga 2°C deri në 17°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2- 3 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme, ku më të dukshme do jenë në zonat Veriore.
Duke ju afruar mesditës vranësirat largohen gradualisht nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Maqedonia e Veriut
Deri në mesditë moti do të MBETET në ndikimin e kthjellimeve në territorin e MV. POR duke ju afruar mesditës vranësirat do të përfshijnë fillimisht zonat perëndimore dhe gjatë mbrëmjes gjithë vendin POR pa sjellë reshje.
g.kosovari