Kandidati për kryeministër i Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes njëherësh dhe kryetare e Kuvendit, kanë zhvilluar sot një tubim në qytetin e Ferizajt një ditë pas nisjes zyrtarë të fushatës.
Lideri i LVV-së u ka bërë thirrje ferizajasve që të dalin të votojnë sa më shumë persona në zgjedhjet e 14 Shkurtit, pasi për të ato janë një referendum.
“Unë ju falënderoj për mikpritjen. Kështu bashkë do të shkojmë drejtë zgjedhjeve të 14 shkurtit që nuk janë të zakonshme, pasi janë zgjedhje të referendumit.
Kur shumica popullore bëhet shumicë parlamentare dhe zgjedh 61 deputetë. Ju lutem të keni kujdes dhe ju ftoj që të dilni masivisht në zgjedhjet e 14 shkurtit për të votuar”, ka thënë Kurti.
Nga ana tjetër dhe Osmani bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje dhe tha se në 14 Shkurt, jo thjesht votohet por është një referendum kundër politikës së vjetër.
/a.r