Kina do të ofrojë 10 milionë doza vaksinash kundër COVID-19 ndaj programit ndërkombëtar COVAX për vende në zhvillim, sipas kërkesës së OBSh-së, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin.
“Është një masë e rëndësishme e palës kineze për nxitjen e shpërndarjes së barabartë të vaksinave, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar gjatë betejës anti-pandemike dhe praktimin e konceptit të ndërtimit të një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit”, tha Wang në një konferencë shtypi rutinë.
Lidhur me njoftimin se OBSh-ja ka nisur shqyrtimin e autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinave kineze, Wang u shpreh se ndërmarrjet kineze do të vazhdojnë bashkëpunim përkatës dhe ai shpreson që OBSh-ja mund të përfundojë shqyrtimin sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Shpresojmë se vendet e afta në bashkësinë ndërkombëtare mund të luajnë një rol aktiv, ndërmarrin veprime konkrete për të mbështetur programin COVAX dhe punën e OBSh-së për të ndihmuar vendet në zhvillim të marrin vaksina në kohë dhe të kontribuojnë për mposhtjen sa më të hershme të pandemisë në botë”, shtoi Wang.
Kina nënshkroi një marrëveshje me Gavi, Aleancën e Vaksinave, duke marrë pjesë zyrtarisht në programin COVAX më 8 tetor të vitit të kaluar./a.p