Rangimi i pasaportave më të fuqishme është bërë duke marrë parasysh se në sa vende mund të udhëtojnë shtetasit përkatës me ato pasaporta. Shtetasit që kanë pasaportën e Kroacisë, mund të udhëtojnë në 124 vende, fakt i cili e bën pasaportën kroate më të fuqishmen në rajon.
Pas Kroacisë, pason Serbia, shtetasit e se cilës mund të udhëtojnë në 104 vende. Shtetasit e Maqedonisë mund të udhëtojnë në 101 vende, ata të Malit të Zi 98, Bosnje e Hercegovinë 94 dhe Shqipëri 91. Ndërsa në vendin e fundit, është Republika e Kosovës, shtetasit e së cilës mund të udhëtojnë vetëm në 41 shtete pa pasur nevojë për viza. Indeksi i pasaportave është një mjet që rangon fuqinë e pasaportave të shteteve, bazuar në faktin se në sa vende mund të udhëtohet pa viza me ato pasaporta.