I akuzuari për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku, i është drejtuar sot me një kërkesë Gjykatës së Posaçme.
News 24 raporton se Arben Frroku i kërkon GJKKO-së t’i llogarisë edhe kohën e paraburgimit, që ka qëndruar në Greqi, kur u kap në vitin 2013.
Kërkesa e Frrokut po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi. Kujtojmë se Frroku u dënua nga ish-Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por ky dënim iu konvertua me 18 vite burg në Holandë.
Shteti holandez ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut drejt Shqipërisë.
g.kosovari