Elon Musk ka sjellë në Tokë 12 shishe verë që kanë qëndruar për më shumë se një vit në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS). Gjithashtu në këtë stacion janë rritur dhe dhjetëra hardhi si pjesë e eksperimentit.
Shkencëtarët janë gati të fillojnë t’i provojnë dhe të kontrollojnë 320 hardhi në Institutin e Shkencës së Verës në Bordeaux, Francë.
Eksperimenti i verës ka për qëllim të shohë se si rrezatimi hapësinor dhe mikrograviteti ndikojnë në verë gjatë procesit të plakjes.
Shkencëtarët shpresojnë se të dhënat mund të ndihmojnë kërkimin bujqësor. Bashkëthemeluesi Nicolas Gaume tha: “E vetmja gjë që ndryshon krahasuar me Tokën është mungesa pothuajse totale e gravitetit, e cila prodhon stres të madh për jetën në ISS.
Gjërat që do mësojmë rreth verës ne gjithashtu planifikojmë t’i zhvillojmë për përdorime të tjera bujqësore. Duke qenë francez, është pjesë e jetës të kesh pak ushqim të mirë dhe verë të mirë.”
Sa i përket hardhive, ai tha: “Ne do të bëjmë një renditje të plotë të gjenomit të bimëve, për të siguruar një pamje të qartë të të gjitha ndryshimeve të ADN-së që mund të kenë ndodhur gjatë qëndrimit në ISS.”
Eksperimenti u bashkëfinancua nga Universiteti i Erlangen në Gjermani dhe agjencia franceze hapësinore CNES. Vera ka kaluar 438 ditë në hapësirë dhe është vendosur të testohet nga ekspertë privatë këtë muaj./a.p