Zyrtarizohen emrat e drejtuesve politikë në 12 qarqe nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste.
Demokratët bënë publik sot emrin e fundit në radhët e tyre.
Do të jetë pikërisht Tritan Shehu i cili do të marrë në dorë drejtimin e fushatës elektorale në Gjirokastër. Përballë tij në kampin tjetër socialistët kanë vendosur Bledi Çuçin, aktualisht ministër i Brendshëm.
Kush janë drejtuesit në qarqet e tjera: Në Tiranë PD zyrtarizoi dje 8 drejtuesit në 16 degë. Ndërkohë që socialistët janë besuar drejtimin e fushatës Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit.
Fushata e PS në Durrës do të drejtohet nga Ardian Çela, ndërsa blutë kanë caktuar nënkryetarin Edi Paloka.
Krerët e grupeve parlamentare të dy partive Taulant Balla dhe Gazment Bardhi do të “përballen” në Elbasan, ndërkohë që në Korçë në krye të drejtimit të fushatës janë Niko Peleshi dhe Emond Spaho.
Drejtuesit e PS dhe PD në 12 qarqe:
Kukës- Safet Gjici (PS), Flamur Hoxha (PD)
Shkodër- Ilir Beqaj (PS), Helidon Bushati (PD)
Lezhë- Lindita Nikolla (PS), Mark Marku (PD)
Tiranë ndahet Bashkia, Erjon Veliaj Tirana Qark Elisa Spiropali / Kryetari Ervin Bushati (PS)
Tiranë (Grida Duma, Jorida Tabaku, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Alfred Rushaj, Belind Këlliçi, Albana Vokshi dhe Agron Shehaj)
Durrës – Ardian Çela (PS), Edi Paloka (PD)
Dibër- Olta Xhaçka (PS), Xhelal Mziu (PD)
Elbasan- Taulant Balla (PS), Gazment Bardhi (PD)
Korçë- Niko Peleshi (PS), Edmond Spaho (PD)
Fier-Gramoz Ruçi (PS), Enkelejd Alibeaj (PD)
Vlorë-Damian Gjiknuri (PS), Bujar Leskaj (PD)
Gjirokastër- Bledi Çuçi (PS), Tritan Shehu (PD)
Berat – Bledi Klosi (PS), Tomorr Alizoti (PD)/a.p
Pse me Gaz Bardhin e bythës fitohet Elbasani ?