Zvicra nuk pranoi të autorizojë vaksinën Oxford-AstraZeneca për COVID-19, duke thënë se të dhënat e paraqitura nga AstraZeneca nuk ishin “ende të mjaftueshme për të dhënë miratimin për përdorimin e vaksinës.
Në një deklaratë për shtyp ditën e Mërkurë Swissmedic u shpreh se për të marrë më shumë informacion në lidhje me sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë, duhen të dhëna shtesë nga studime të reja.Aktualisht të dhënat që disponojnë nuk tregojnë për një vendim pozitiv në lidhje me përfitimet dhe rreziqet.
Për të marrë një vlerësim përfundimtar, kompania ndër të tjera duhet të paraqesë të dhëna shtesë të efikasitetit nga një provë e Fazës III që po zhvillohet në Amerikën e Veriut dhe Jugut, e cila do të duhet të analizohet. Sapo të jenë marrë rezultatet, mund të lëshohet një autorizim i përkohshëm sipas procedurës përkatëse.
Në një postim të nxjerrë ditën e martë nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, vaksina Covid-19 tregoi efikasitet 66.7% kundër sëmundjes simptomatike duke filluar dy javë pas injeksionit të dytë. Studiuesit e Oksfordit gjithashtu sugjeruan që vaksina mund të zvogëlojë transmetimin e virusit, në vend që thjesht të ulë ashpërsinë e sëmundjes./a.p