Në Shqipëri, numri i të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë për periudhën janar – tetor 2015 u llogarit në 1,282 persona. Të dhënat e ofruara nga
Shërbimi Kombëtar i Punësimit të grumbulluara përmes rrjetit të Zyrave të Punës të shtrira në të gjithë vendin tregojnë se pjesa më e madhe (rreth 65%) janë të përqendruar në rajonin e Tiranës, por edhe në Durrës, Lezhë etj.
Ndërtimi mbetet sektori më i preferuar, por tendencë të re këtë vit bën bujqësia, duke u renditur ndër të parat e duke ndjekur edhe tregtinë, shërbimet etj.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit bën të ditur se nga viti i kaluar për shtetasit që i përkasin zonës “Shengen”, shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Serbisë, por që i përkasin përkatësisë etnike shqiptare bëhet pajisja me « Vërtetim Deklarimi për Punësimim ».
Për 10-mujorin 2015 janë dhënë 1,083 vërtetime për këtë kategori. Sektorët ekonomikë ku ponon kjo kategori i përkasin aktiviteteve ndërtim, shërbime, tregti, industri përpunuese, riparim automjetesh etj.
Leje pune të dhëna për herë të parë jane 860 nga të cilat 121 ose 9 % e tyre janë dhënë për shtetase të huaja femra. Ndërsa nga 1,083 “ Vërtetime Deklarimi për Punësimim” të dhëna për këtë periudhë 208 janë dhënë për shtetase të huaja femra, 820 i përkasin kategorisë së punëmarrësve, 254 të vetëpunësuarve dhe 9 vërtetime të dhëna për investitorë.
Sipas Shërbimit Kombëtar i Punësimit deri tani ka rreth 15 raste te anulimit të lejeve të punës për të huajt, të cilët janë kryesisht shtetas turq.