Ka mbetur edhe afro një vit nga Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022. Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i kushton vëmendje të madhe kësaj veprimtarie sportive dhe ka theksuar shumë herë se organizimi i lojërave olimpike dimërore duhet të mbështetet te shkenca dhe teknologjia moderne.
Para katër vjetësh Xi Jinping-u theksoi: “Një punë e rëndësishme për infrastrukturën e Lojërave Olimpike Dimërore është ngritja e objekteve sportive. Për ndërtimin e tyre duhet të përdorim shkencën dhe teknologjinë e përparuar.”
Përdorimi i teknologjisë moderne mund të shihet në shumë prej objekteve të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Platforma e Kërcimit me Ski e Shougang-ut është ndërtuar në një bazë të dikurshme industriale;
Qendra e Patinazhit të Shpejtë është objekti i parë i Lojërave Olimpike Dimërore në botë që përdor teknologjinë e prodhimit të akullit me ftohje të drejtpërdrejtë transkritike të dyoksidit të karbonit; Pallati i Sportit i Kryeqytetit i është afruar lëshimit zero të karbonit etj.