Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor.
Por pas mesditës vranësirat largohen nga i gjithë vendi duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 15°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat Lindore. Por pjesa e dytë e ditës sjellë largim të vranësirave dhe mbizotërim të motit të kthjellët.
Maqedonia e Veriut
E mërkura nis me vranësira të dukshme dhe kthjellime të pakta në territorin e Maqedonisë së Veriut. POR duke ju afruar mesditës vranësirat largohen nga territori gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët.
g.kosovari