Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar broshurën me listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ndërsa janë fshirë numrat e kandidatëve që u është mohuar kandidimi, mes tyre Albin Kurti.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara broshura këtë vit ka disa specifika më ndryshe pasi disa parti për shkak të vendimit të KQZ-së do të garojnë në zgjedhje me më pak kandidatë.
Në listat e publikuara nga KQZ, vërehet mungesa e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, derisa lista e Vetëvendosjes fillon nga numri 2 me Vjosa Osmanin. Nga lista e LVV-së është larguar edhe Bajram Mavrici me numër 31.
Nga lista e AAK-së mungon kandidati me numër 20 që ishte Gani Dreshaj, kurse te NISMA mungon numri 10 që ishte Vesel Krasniqi.