Zv/ministrja Tomini: S’kemi asnjë rast me variantet e reja të Covid-19!

Eugena Tomini

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se në Shqipëri nuk është konfirmuar ende asnjë rast me variantet e koronavirusit.

Tomini theksoi se ka një sistem alerti në Institutin e Shëndetit Publik, që po monitoron këto raste, por deri më tani asnjë mostër nuk ka rezultuar e ndryshme nga Covid-19.

Tomini: Është një sistem alerti që monitoron këto raste. Në bazë të diagnozës laboratorike, kapacitetet aktuale janë duke devijuar brenda grupit Covid-19. Aktualisht ne kemi pasur raste me historik nga vende që kanë raste të varianteve të reja, por që nuk kemi parë të ketë ndryshime nga Covid-19. Deri në këto momente nuk kemi asnjë rast të dyshuar.

Alimehmeti: Studiuesit thonë që simptomat e variantit britanik janë të njëjta me të parin, variateti është i njëjtë, kohëzgjatja është po e njëjtë, por transmetueshmëria është e ndryshme. Varianti i ri është i njëjti risk si Covid-19. Ky lloj virusi ka treguar shumë qartë një predispozitë gjenetike. Ka shumë pikëpyetje pse në Brazil? Ka ndryshuar kjo që bën formën si kurorë, por sipërfaqja e virusit nuk ka ndryshuar shumë.

Tomini: Riinfektimet në vend janë shumë të vogla, me gishtat e dorës, kemi 3-4 raste riinfektimi, edhe rast mjekësh, pasi janë më të ekspozuar. Por nuk ka ende studime të mirëfillta, për të ndarë me thikë nëse kemi riaktivizime të virusit. Raste riinfektimi ndodhin!

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com