Zv.kryeministri Erijn Braçe sulmon “krahun e djathtë” të kryetares së LSI Monika Kryemadhi, në Divjakë. Ai e quan atë kumarxhi dhe drogaxhi që ka mbushur me kokainë Italiën dhe Divjakën.
Në foton e publikuar nga Braçe shfaqen tre persona dhe nuk dihet për ka e ka ai specifikisht, por mesa duket është dikush që Divjaka e njeh, dhe Erjon Braçe si përfaqësues i PS atje, sigurisht.
Postimi i Braçes:
Palaco!; Me ty do te merrem vete nje here, diten kur do te publikoj skeden kriminale personale dhe familjare!
Ate dite do kuptosh dallimin mes nje socialisti, rilindasi, kumarxhiu qe ka rrjepur cdo djale e burre me baste ne Divjake, familjet e tyre, drogaxhiu qe ka dendur me kokaine Italine fqinje por edhe Divjaken, te paligjshmi qe cdo gje e ka te paligjshme, duke ndertuar e zaptuar prona publike te Divjaken!
Te garantoj qe ajo dite do te jete shembullore per ty dhe ate tjetrin qe fsheh surratin pas teje! Besoj je i qarte!/a.p