Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka ngritur akuza se PS, ka nisur që tani për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit.
Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Kaso tha se kjo po bëhet duke vepruar, por edhe duke mos vepruar.
Për këtë, kandidati për deputet i PD-së siguroi qytetarët se nuk do të ketë asnjë manipulim të rezultatit.
“Kanë filluar të vjedhin zgjedhjet, me veprime dhe mos veprime, por ne jemi aty dhe do jemi aty në pranë çdo vote që asnjë votë të mos preket.
Pak policia, pak krimi, pak përdorimi i administratës në fushatë, pak listat e zgjedhësve, pak kartat, kemi denoncuar te partnerët ndërkombëtar.
Kemi denoncuar listat e zgjedhësve, në bazë të ligjit zgjedhësit ka vetëm një vendbanim, dhe ky vendbanim i përcakton qendrën e votimit,
Nuk ka mundësi që të kesh një adresë dhe të mos votosh aty ku ke adresën”, tha Kaso. I cili me sa duket po ngre alibine e humbjes se opozites ne zgjedhjet e 25 prillit. Kaso eshte sekretar zgjedhor, e di situaten ne PD!