Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se ndaj tij ishin bërë atentate dy-tri herë dhe kishin dashur ta vrasin.
Haliti në Pressing të T7 ka thënë se është bërë propagandë, sipas tij, për ta eliminuar politikisht.
“Kemi realizu një projekt që nuk realizohet dy herë. Nuk lejoj kurrë me maniplulu me projektin e UÇK-së, askënd, as Vetëvendosjen as LDK-në, as vëllaun tem. Propaganda që është bë e di pse është bë. Është bë edhe në kohën e Serbisë. Më kanë ba atentate dy tri herë, kanë dashtë edhe me më vra. Kjo që kanë bë propagandë e kanë bë me më eleminu politikisht”, ka thënë Haliti.