Përfaqësuesi dhe eksperti i PD, Mateo Spaho i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka detajuar programin ekonomik të demokratëve si dhe qëllimet e disa prej tyre.
Për ekspertin, taksa e sheshtë do të shtyjë njerëzit të punojnë më shumë, madje bizneset do të shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat, pasi do të ulen taksat apo çmimi i karburantit.
Në nivel rajonal, ai shpjegon se Shqipëria me taksë të sheshtë i mundësohet konkurrimi me vendet e tjera fqinje apo më tej. I pyetur nëse ka PD një plan 100 ditësh, Spaho konfirmon se për plan afatshkurtër do të shërbejnë 5 pikat që Basha i ka prezantuar vitin e kaluar.
Të bëhen të leverdisishme për të paguar taksa. Taksa e sheshtë i shtyn njerëzit të punojnë më shumë. Shteti merr më shumë nga konsumi. Pse është 9%? Maqedonia e ka 10, Serbia 10. Ne duhet të konkurrojmë me ata. Edhe sa i përket punës, e tatimit mbi biznesin. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në të njëjtën fazë. 9% synon thjeshtëzimin e raporteve mes shtetit dhe individit. Ekonomia lihet e lirë, madje po pati mundësi ta ndihmojë.
Paga minimale 360 mijë lekë do realizohet, brenda 4 vitesh. Jo mbi biznesin. Kemi 4 shifra të ndryshme të borxhit publik. Duhet të fotografojmë realitetin. Ashtu mund të fillojmë punën.
Kjo duhet të fotografohet, mbi këtë ecet në programin ekonomik. Edhe sa i përket rritjes së apgës minimale, bizneset do shtyhen të rrisin vendet e punës dhe pagat, kur të kenë më pak taksa, karburant më të lirë. Memorandumi për Inspektoratet të paktën për 1 vit, që më fal për shprehjen por i çajnë kokën bizneseve, që i kërkojnë falënderime. Këto janë taksa indirekte, bezdisje.
100 ditët e para…
5 pikat e para, është një kohë e gjatë më shumë se tre muaj. Sa i përket planit afatshkurtër, kemi 5 pikat. Janë në 5 fusha të ndryshme. Ka masa qoftë për pensionistët, qoftë biznesin, apo vendet e humbura. Për situatën e COVID-19. I kemi propozuar prej kohësh. Ndërhyrje e drejtpërdrejtë afatshkurtër.”- tha Spaho.