Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha informacion ditën e sotme, gjatë pritjes së mbërritjes së dozave të vaksinës anticovid nga Pfizer, për situatën e pandemisë në vend.
Ajo tha se kemi një rritje të qëndrueshme të rasteve të reja. Ministrja ripërmendi se nesër nis vaksinimi me dozën e dytë të bluzave të bardha që kanë marrë dozën e parë.
“Kemi një rritje të qëndrueshme të rasteve. Deri më tani janë vaksinuar 650 mjekë e infermierë, nga nesër vijon doza e dytë. Ne do të rrisim pikat e testimit, deri tani janë 10 pika, kemi ulur kohën e pritjes për qytetarët, realizimit të testit afër vendbanimeve. Jemi ende në mes të një lufte ashtu siç shihet në vendet e rajonit, pasi Shqipëria është e dyta pas Serbisë që po siguron dozat. Po përdorim armën perfekte por nuk duhet të neglizhojmë. Vaksina është një armë për kontrollin e pandemisë. Siç e shikojmë bota po përballet me mutacione. Janë gati hapja e qendrave të testimit. Në Vlorë do të jenë qendra të tjera të vaksinimit”, tha Manastirliu./a.p