Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka ftuar 50 mjekë të Spitalit COVID të Kosovës për të bërë dy dozat e vaksinës në vendin tonë pasi aktualisht është e pamundur dhurimi i tyre ndaj shtetit fqinj.
“Me vaksinën jashtë kamerave e jashtë syve të publikut, jashtë pasqyrave të komunikimeve të qeverive, është sagë më vete. Është një luftë tregtare politike e jashtëzakonshme. Mua më vjen shumë mirë që ne ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë shumë të tjerë/. Nuk e kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet e forta që kompania Pfizer ka vendosur, siç ka bërë që ne të mbetemi strikt për mbajtjen e origjinës nga erdhën, e bën të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Nuk e bëjnë të pamundur që ne të bëjmë vaksinimin e mjekëve të spitaleve COVID të Prishtinës. I kam kërkuar ministres së shëndetësisë për të komunikuar me homologun. Ne jemi të gatshëm të presim 50 bluza të bardha nga Prishtina për të dyja dozat” – tha Rama./a.p