Faqja prestigjioze e MSN në seksionin e saj të dedikaur për njerëzit që pëlqejnë udhëtimet së fundmi ka përfshirë edhe një tematikë shumë interesante të titulluar: “Reliket e komunizmit të mbetura nëpër botë”.
Siç kuptohet edhe nga titulli bëhet fjalë për disa nga veprat që lanë shenjë në histori gjatë sundimit të diktatorëve komunistë . Mes këtyre relikeve faqja ka përfshirë edhe Bunkerët shqiptarë, të cialt u ndërtuan masivisht si një mekanizëm mbrojtje nga armiku i jashtëm prej diktatorit Enver Hoxha. Këto janë fjalët që shkruan revista prestigjioze për to:
“Në Shqipëri, bunkerët prej betoni nga vitet 1960 në 1980 janë një pamje e kudogjendur. Ato u ndërtuan gjatë qeverisë komuniste të Enver Hoxhës, i cili e pa vendin e tij në kërcënim nga regjimet fqinje. Pas rënies së Perdes së Hekurt, bunkerët u lanë të braktisur dhe shumë janë tani të shkretuar. Disa prej tyre janë kthyer në muze, strehimore për kafshë dhe madje edhe strehim.”
Bunkerët vazhdojnë të tërheqin shumë turistë në Shqipëri dhe tashmë fakti që ato kanë përfituar edhe titullin si relike nga një faqe e famshme ndërkombëtare e ndihmon statusin e tyre, si objekte që duhen vizituar duke ndihmuar në këtë mënyrë turizmin shqiptar dhe atraksionin që ka për të huajt./a.p