Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, në një dalje të Komitetit Teknik të Ekepertëve për median ka deklaruar se vijon nje trend i rritur i rasteve të konfirmuara gjatë javeve të fundit një trend i pritshem i lidhur ngushë me grumbullimet familjare të situates post festave te fundvitit.
Bino theksoi se ka një rritje te incidencës në dy javët e fundit në 209 raste për 100 mijë banorë.
“Kemi një rritje të incidencës dy javore në 209 raste për 100 mijë banorë. Rritja më e madhe në Tiranë, Durrës, Fier, në bashkinë e Sarandës dhe në disa bashki të tjera, por të marrim gjithë Shqipërinë ka rritje graduale. Ka rritje jo vetëm në grupmoshën e re, rritje të rasteve në të gjtiha grupmoshat, jo vetëm në ato të reja por edhe në mosha të tjera”, tha Bino.
/a.r