Nga Artur Ajazi
Partia Demokratike ka prezantuar përmes “specialistëve” të saj programin “Shqipëria fiton shëndetësinë”. Pas ekonomisë, Lulzimi ka provuar të shpalosë para shqiptarëve programin e “shëndetsisë moderne”, duke renditur dhjetra premtime dhe angazhime, të cilat nuk mund të ketë shansin ti bëjë realitet, pasi gjithçka ai deklaron janë veç ëndërra imagjinare. Shqiptarët (një pjesë e tyre) dëgjuan se si Lulzimi dhe “specialistët e tij më të mirë të shëndetsisë”, dolën dhe u premtuan se “pas 25 Prillit kur ne të vijmë në pushtet, shëndetsia do të jetë juaja, spitalet do të jenë të popullit, tarifa zero për analizat dhe shërbimet e tjera spitalore, do të rrisim pagat”, dhe të tjera llogje.
Tek dilnin njëri pas tjetrit pas kryetarit, shefat e sektorit të asaj që në PD quhet “departamenti shëndetsisë”,dukeshin si bojaxhinjtë e elozheve. Njëri premtonte se “Lulzimi do të bëjë sistem shëndetsor modern”, tjetri deklaronte se “me Lulzimin kryeministër Shqipëria fiton shëndetsinë, boll me Ramën”. Pra partia që në 2013, kur iku me votën e shumicës së shqiptarëve nga pushteti ,dhe që e la sistemin spitalor dhe krejt atë shëndetësor me shiringat dhe aget ruse dhe kineze të prodhimit të para 1990, premton “të ngrejë nga rrënimi sistemin shëndetsor”. Ndoshta ja vlen të kujtojmë paksa atë që ka patur Shqipëria në 2013 në ambulancat, qendrat shëndetsore dhe spitale.
Veç ndërtesave të amortizuara, brënda tyre gjeje ambiente të cilat të kujtonin shërbimet mjeksore të mesjetës. Pavione dhe ambulanca të rrënuara, me mungesë të pajisjeve mjeksore deri tek pambuku dhe fashot, mungesë e medikamenteve në spitale, lagështira po shembte tavanet dhe muret, mungesë të autoambulancave,kurse depot e ilaçeve në spitale ishin të mbushura me medikamente të skaduara. Të gjithë e mbajnë mënd, se si pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, do të ishte vetë kryeministri që pasi bëri publike pamjet se si dukej Kryeministria nga brënda, dhe nuk mungoi të publikojë edhe pamjet nga spitalet, një pocaqi, ku veç në vendet e varfëra në Afrikë do ti shikoje.
Në sistemin spitalor dhe ambulator, prej 8 vitesh është bërë një përmbysje rradikale, dhe është ngritur një zinxhir pajisjesh moderne mjeksore, që i shërbejnë shqiptarëve. Në 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës, kanë ardhur në sistemin shëndetësor, më shumë pajisje dhe teknologji moderne, aq sa nuk kanë ardhur në 30 vite të marra së bashku. Atë ç’ka mjekët, kujtojnë nga qeverisja e Lulit, janë mungesa e ambienteve, higjenës, medikamenteve, pajisjeve moderne, dhe mbi gjithçka mungesa e ndëshkimit të korrupsionit në shëndetësi. Një gjë shumë e rëndësishme që mungonte në kohën e qeverisjes së Lulit, ishin autoambulancat, të cilat në shumicën e tyre donin të shtyheshin dhe pastaj të ndizeshin.
Mungesa e tyre shpesh ka qenë fatale për jetët njerësore. Sot sistemi spitalor dhe mjeksor ambulator, ka flotiljen moderne të autoambulancave,të cilat nuk u mungojnë Poliklinikave Qëndrore dhe të lagjeve, ndërkohë ato janë sot në gatishmëri 24 orë-non-stop, në sistemin spitalor. Por kjo dhe arritje të tjera, nuk i duhen Lulit dhe “specialistëve” të Partisë Demokratike, të cilët jo vetëm nuk kanë ndihmuar kolegët e tyre në kohë pandemie, por kanë bërë politikë pushteti edhe me jetën e shqiptarëve. Partia e ageve ruse dhe kineze, nuk ka sot moralin të premtojë “shëndetësi moderne” aq më keq akoma të kërkojë pushtetin, kur shqiptarët e kanë provuar shumë gjatë qeverisjen e tyre.