Shkëlzen Kastrati u vra nga një person, i cili duket se ka qenë mjaft profesionist. Siç mëson abcnews.al, viktima ka marrë një plumb në kokë, i cili i ka shkaktuar vdekjen e mënjehershme duke qenë në timon.
Pas ngjarjes, autori është larguar me një makinë tip “Range Rover”, e cila u gjet më pas e djegur në fshatin Daullas të Fierit. Policia ka gjetur brenda makinës një armë tip “Scorpion” me silenciator, e cila dyshohet se është përdorur nga autori.
Shkëlzen Kastrati është një emër i njohur për policinë, ndërsa vëllait të tij Kelmendit i kanë bërë një atentat në janar të vitit 2016.
Mësohet se viktima është ndjekur hap pas hapi nga autorët, të cilët kanë patur dijeni për lëvizjet e Kastratit. Kjo provohet edhe nga fakti se viktima po lëvizte me një automjet tip ML, që nuk ishte regjistruar në emër të tij. Por hetuesit dyshojnë se autorët kanë patur dijeni dhe e kanë ndjekur hap pas hapi.
Në këtë atentat mbeti i vdekur Denis Kasaj, ndërsa u plagosën Kelmend Kastrati dhe Elton Margariti.
Në atë kohë, policia arrestoi edhe një agjent të SHISH-it pasi dyshohet se ai siguronte të dhëna mbi lëvizjet e Kelmend Kastratit duke çuar në kryerjen e atentatit.
g.kosovari