Tradhtia e të fejuarit per pak sa i kushtoi rëndë shqiptares. Pasi kaloi një natë me një mashkull tjetër 23vjeçarja kujtoi se historia do të mbyllej me kaq. Pas pendesës për veprimin e saj të tradhtisë, shqiptarja nisi të kërcënohej nga 18vjeçari me të cilin tradhtoi të fejuarin.
“Nëse nuk vjen sërish në krevat me mua, do t’i dërgoj të dashurit tënde foto të nxehta në “Facebook” dhe do të shkatërroj lidhjen tende të dashurisë”, ishte kërcënimi që mori shqiptarja.
Mediat italiane shkruan se ngjarja u shënua në qytetin Venecia, ndërsa protagonistë janë dy shqiptarë. Pas aventurës, i riu shqiptar i telefonoi vajzës por kjo e fundit nuk iu përgjigj. Djali e kërcënoi se nëse nuk vazhdon të ketë marrëdhënie me të, do t’i tregonte gjithçka të fejuarit të saj. Por edhe pas kësaj vajza heshti. Por më pas ishte djali “kërcënues” që e pësoi.
Ai u sulmua nga dy shqiptarë në rrugë, të cilët i morën atij telefonin. Prokuroria nisi hetimet dhe të dyshuar për këtë sulm janë dy shqiptarë të moshës 20 dhe 22 vjeç. Mendohet se plani i sulmit është “thurur” nga vajza. Kjo e fundit dyshohet se ka dashur të shkatërrojë provat e tradhtisë së saj, pasi sulmuesit nuk morën asgjë nga 18-vjecari pervec portofolit. (Lajmi i fundit)