Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhën dy makina, ndërsa viktima gjendet ende në vendin e drejtuesit të mjetit tip “Mercedes Benz” me targa AB 871 AN.
Ai është Shkëlzen Kastrati personi që ka mbetur i vrarë pak minuta më parë në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij
Dëshmitarë të ngjarjes thanë se pas të shtënave autori ka braktisur makinën dhe është larguar në drejtim të Mbrostarit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një tjetër makinë tip “Mercedes Benz” me targa AA799UY.
Fillimisht makinat janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa më pas është qëlluar në drejtim të shoferit të makinës Benz ML.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një atentat apo një vrasje të ndodhur aty për aty pas një aksidenti rrugor.
Ndërkohë Policia njofton:
Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri Shkëlzen Kastratin, i cili ka qenë në automjetin tip “Benz”.
Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
/a.r