Dita sot nisi me reshje shiu dhe vranësira thuajse në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë, ndryshe nga dy ditët e para, fillimi i muajit shkurt pritet të karakterizohet nga një mot i qendrueshëm me mot të kthjellët dhe temperatura normale për përiudhën e dimrit.
Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb tha dje në një intervistë për ABC se në dhjetë ditëshin e dytë të muajit shkurt pritet që të kemi dhe disa ditë me praninë e reshjeve dhe të motit të acartë.
“Dy ditët e para të shkurtit do të na sjellin mot të paqëndrueshëm me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore dhe të paktën 10 ditëshi i parë i ishkurtit presim mot të kthjellët përjashtuar ndonjë ditë me prezencë të vranësirave dhe të reshjeve të pakta. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta nga 0-1 gradë në mëngjes për të arritur në vlerat maksimale në 15 gradë. Ndërsa në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt të kemi disa dit me mot të acartë dhe me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore”.
g.kosovari